Lajme
22/10/2026 12:31
KRU “Bifurkacioni” paralajmëron turbullim të ujit në Cërnillë, qytetarëve u rekomandohet të mos e përdorin për pije
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar se uji në fshatin Cërnillë mund të paraqitet i turbullt për një periudhë të shkurtër kohore, si pasojë e punimeve në Stacionin e Pompimit.
Sipas njoftimit, gjatë ditës mund të ketë ndryshime të përkohshme në cilësinë e ujit, për çka, deri në stabilizimin e plotë të gjendjes në rrjet, konsumatorëve u rekomandohet të mos e përdorin ujin për pije.
Ekipet teknike janë duke punuar për përfundimin e punimeve sa më shpejt dhe rikthimin e furnizimit me ujë në gjendje normale.
KRU “Bifurkacioni” ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e konsumatorëve deri në normalizimin e situatës.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Lionel Scaloni arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës me Argjentinën
Politikë
Çfarë duhet të bëj, të këndoj? Rama ironizon para mediave në Procesin e Berlinit
Sport
Shqetësime serioze për sigurinë në Francë, zhvillohen bisedime për shtyrjen e duelit PSG – Lyon
Politikë