Lajme
12/10/2026 20:16
KRM “Çabrati” largon deponinë ilegale në Gjakovë, apelon për kujdes ndaj ambientit
Ekipet e KRM “Çabrati” kanë realizuar pastrimin dhe eliminimin e një deponie ilegale në Gjakovë, duke larguar mbeturinat e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme në hapësira publike.
Përmes një njoftimi, kjo kompani u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për ambientin dhe të shmangin hedhjen e mbeturinave në vende të papërshtatshme.
Sipas KRM “Çabrati”, ruajtja e pastërtisë dhe mbrojtja e hapësirave publike janë përgjegjësi e përbashkët, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Kompania ka theksuar përkushtimin e saj për një Gjakovë më të pastër, duke apeluar për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e mjedisit.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Ndalohen 14 shoferë për vozitje të pakujdesshme të automjeteve
Politikë
Kurti falënderon komandantin e KFOR-it për bashkëpunimin gjatë dy mandateve: Largohet si mik
Lajme
“Pastrimi” kërkon falje për vonesat në grumbullimin e mbeturinave, fajëson ndryshimin e orarit të deponisë në Mirash
Lajme