Lajme
19/10/2026 15:31
KRM “Çabrati” apelon për ruajtjen e pastërtisë: Mos hidhni mbeturina të vëllimshme pranë kontejnerëve
Kompania Rajonale e Mbeturinave (KRM) “Çabrati” u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina të vëllimshme, mobilie të vjetra dhe materiale ndërtimore pranë kontejnerëve kolektivë.
Përmes një apeli drejtuar qytetarëve, kompania ka rikujtuar se hapësirat përreth kontejnerëve nuk janë të destinuara për grumbullimin e mbeturinave të tilla.
KRM “Çabrati” thekson rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve në ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike, si dhe në parandalimin e pengesave për qarkullimin e lirshëm të këmbësorëve.
Kompania u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në mbajtjen e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
“Është më i miri në histori”, Enrique refuzon krahasimet Messi – Yamal
Ekonomi
Gjermania përgjysmon kuotën për punëtorët nga Ballkani, Kosova ndër vendet më të prekura
Ekonomi
Pas më shumë se katër vitesh, nis shqyrtimi gjyqësor për kontratën kolektive
Politikë