Kremlini refuzon propozimin për armëpushim me Ukrainën
Kremlini vazhdon të refuzojë iniciativat amerikane për paqe, ndërsa fajëson Ukrainën për pengimin e
negociatave.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po e sfidon drejtpërdrejt presidentin amerikan, Donald Trump, duke kritikuar marrëveshjen SHBA-Rusi për furnizimin me naftë dizel.
Megjithatë, presidenti ukrainas tha se Forcat e Armatosura të Ukrainës do t’i ndalonin sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës nëse do të merrnin raketa shtesë interceptuese për sistemet e mbrojtjes ajrore.
Pas një moratoriumi treditësh, Kievi i rifilloi sulmet, duke deklaruar se Rusia kishte vazhduar gjatë asaj periudhe goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.
Rusia nuk e respektoi fare armëpushimin. Por, kur Ukraina ia ktheu goditjet, Moska nxitoi të ankohej te Trumpi.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.
Të rejat Lexo më shumë
Mediat botërore raportojnë për protestat në Shqipëri- Kryeministri Rama nuk pranon dorëheqjen, përkundër përshkallëzimit të situatës
Fondet pensionale në RMV arrijnë deri në 3.5 miliardë euro, fondet në shtyllën e dytë tejkaluan 215 miliardë denarë
Begaj reagon për protestat: Dhuna nuk është zgjidhje, bëj thirrje për dialog dhe qetësi