Krejt çfarë u tha për vr’asjen e Valmir Breznicës në Podujevë, familja kërkon dënim të përjetshëm- mbrojtja lirimin e tij
Gjykata e Apelit ka shqyrtuar të mërkurën ankesat ndaj aktgjykimit me të cilin Arsim Syla u dënua me 22 vjet burgim për vrasjen e Valmir Breznicës, në marketin “Interex” në Podujevë.
Në këtë seancë, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Rrahim Ajeti, kërkoi ashpërsimin e dënimit në 35 vjet burgim ose burgim të përjetshëm, duke e cilësuar rastin si një prej krimeve më të rënda që kanë ndodhur në Kosovë.
Edhe Prokuroria e Apelit mbështeti ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke kërkuar refuzimin e ankesës së mbrojtjes, shkruan
Në anën tjetër, avokati Besnik Berisha kërkoi lirimin e klientit të tij, duke pretenduar se aktgjykimi i shkallës së parë është mbështetur në hamendësime dhe supozime.
“Po të hiqen nga aktgjykimi supozimet dhe hamendësimet, nuk do të mbetej asnjë rresht për të provuar fajësinë e të mbrojturit tim”, deklaroi Berisha.
Ai theksoi se mbrojtja nuk synon të relativizojë tragjedinë dhe dhimbjen e familjes së viktimës, por kërkon që vendimi të bazohet në standarde ligjore e jo në emocione.
Berisha propozoi që Apeli ta marrë vendimin përfundimtar dhe të mos e kthejë rastin në rigjykim.
I akuzuari Syla e mbështeti deklarimin e avokatit të tij.
Sipas aktakuzës, Syla dyshohet se kishte porositur djalin e tij të mitur që ta vriste V.B., për shkak të një konflikti të mëhershëm. Ngjarja ndodhi më 11 shtator 2023, në “Interex”, ku viktima u qëllua për vdekje me armë zjarri, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 26 shkurt 2026, e dënoi Sylën me 22 vjet burgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Të rejat Lexo më shumë
Sa gradë duhet të jetë dhoma e gjumit gjatë dimrit? Ja pse nuk duhet ta teproni me ngrohjen
"Haaland do të shkojë te Barcelona", legjenda angleze nxit spekulime të mëdha
Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë