← Kthehu te Ballina
Politikë 07/10/2026 13:16

Krasniqi për videot e Adi Hilës në rrjetet sociale: E neveritshme, në AMA s’ka mbërritur asnjë ankesë

Krasniqi për videot e Adi Hilës në rrjetet sociale: E neveritshme, në AMA s’ka mbërritur asnjë ankesë

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, ka folur për rastet e videove intime të shpërndara në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se deri më tani në institucion nuk ka mbërritur asnjë ankesë për këto pamje.

E ftuar në emisionin “Tech Talk” me Kristi Gongon dhe Kushtrim Shalën, Krasniqi tha se AMA ka marrë ankesa për gjuhën e përdorur gjatë debatit publik, por jo për vetë videot intime të publikuara dhe të shpërndara në platformat digjitale.

“Para së gjithash, çka ka ndodhur është e neveritshme. E përbuz me forcë. Por sa i takon institucionit, ne duhet të kemi një ankesë. Dhe nëse kemi pasur ankesa edhe për gjuhën që tejkalon normën etike, në këtë rast ne nuk kemi patur ankesa”, deklaroi Krasniqi.

Krasniqi theksoi rëndësinë e reagimit dhe raportimit nga publiku, ndërsa dënoi me forcë shpërndarjen e materialeve intime në rrjetet sociale.

Reklamë