← Kthehu te Ballina
Sport 04/10/2026 17:01

Krasniqi para ndeshjes me Austrinë: Kemi cilësi dhe mund të arrijmë vendin e parë

Krasniqi para ndeshjes me Austrinë: Kemi cilësi dhe mund të arrijmë vendin e parë

Ermal Krasniqi ka folur për “Zani Digjital” para përballjes së Kosovës me Austrinë, e vlefshme për UEFA Nations League. Ndeshja zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 18:00.

Krasniqi e vlerësoi sfidën si një nga ndeshjet më të rëndësishme, pasi Kosova synon kreun e grupit, shkruan Zani Digjital

“Normalisht, si çdo ndeshje, edhe kjo është një nga më të rëndësishmet, sepse mund të luftojmë për vendin e parë. E kemi përgatitur mjaft mirë ndeshjen. Shpresoj që nuk do t’i bëjmë gabimet që i kemi bërë në ndeshjen e parë ndaj Austrisë.”

Sulmuesi theksoi se skuadra është fokusuar veçanërisht në aspektin defensiv.

“Më shumë jemi përqendruar në repartin defensiv, që të mos bëjmë shumë gabime. Këto gabime që i bëmë në ndeshjen e kaluar, duhet t’i përmirësojmë.”

Krasniqi beson te fitorja dhe te mbështetja e tifozëve kosovarë.

“Kemi cilësi në ekip dhe mund ta fitojmë këtë ndeshje. Kemi edhe përkrahjen e tifozëve tanë dhe besoj se do të fitojmë.”

Në fund, ai tha se pavarësisht favoritizimit të Austrisë, Kosova ka potencialin për të synuar vendin e parë.

“Në fillim të gjithë e kemi thënë që Austria është favorite, por unë besoj te ekipi ynë. Kemi lojtarë cilësorë dhe mund të arrijmë vendin e parë.”./Zani Digjital/

Reklamë