← Kthehu te Ballina

Kosovën e pret situatë e rënduar energjetike? Gjini fajëson Qeverinë

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Kosovën e pret situatë e rënduar energjetike? Gjini fajëson Qeverinë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, përmes një konference për media, ka deklaruar se subjekti të cilin ai e udhëheq, sipas tij, ka paralajmëruar për muaj të tërë për situatën me rrymën në Kosovë.

Sipas tij, fajet për gjendjen me energjinë elektrike e ka Qeveria e vendit, raporton IndeksOnline.

“Prej kësaj foltoreje, ka disa muaj që kolegët e mi të Aleancës kemi paralajmëruar popullin e Kosovës që kemi me ardh në një situatë tepër të rëndë energjetike, gati në kolaps. Fajet janë krejt në Prishtinë, fajet janë krejt te Qeveria e Kosovës, për shkak të neglizhencës, për shkak të moskompetencës, e sipas të gjitha gjasave edhe për shkak të korrupsionit në këtë sektor”, u shpreh Gjini.

Shqetësime, Gjini, shfaqi edhe për buxhetin e vendit.

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme