Kosovari përballet me të paktën pesë vjet burgim në Zvicër, pas aksidentit ku vdiq 27-vjeçarja
Një 30-vjeçar i lindur në Kosovë, po përballet me të paktën pesë vjet burgim në Zvicër, pasi akuzohet për vrasjen eventuale me dashje të pasagjeres së tij, e cila humbi jetën në një aksident trafiku në korrik të vitit 2023, në Elgg të kantonit të Cyrihut.
Sipas raportimit të gazetës zvicerane Blick, aksidenti ndodhi mbrëmjen e 22 korrikut 2023, kur i akuzuari ishte duke drejtuar një veturë të tipit “Seat”, nën ndikimin e alkoolit dhe me shpejtësi të papërshtatshme.
Ai kishte konsumuar disa birra dhe, në momentin kur mori pasagjeren 27-vjeçare në Winterthur, niveli i alkoolit në gjak ishte mbi 0.83 promilë.
Rreth 20 minuta më vonë, në një kthesë në afërsi të Elggut, shoferi humbi kontrollin mbi automjetin, doli në korsinë e kundërt dhe u përplas në një mbrojtëse anësore të rrugës.
Si pasojë e goditjes, vetura u ngrit rreth 20 metra në ajër dhe përfundoi e përmbysur pranë një traseje hekurudhore, transmeton
Shoferi pësoi vetëm lëndime të lehta, ndërsa pasagjerja, e cila nuk kishte vendosur rripin e sigurisë, humbi jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e lëndimeve të rënda në kokë.
Prokuroria e akuzon 30-vjeçarin për vrasje eventuale me dashje, duke argumentuar se ai kishte marrë përsipër rrezikun e shkaktimit të një aksidenti fatal, pasi kishte drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë.
Sipas aktakuzës, në një segment ku shpejtësia e lejuar ishte 80 kilometra në orë, ai po voziste me të paktën 88 kilometra në orë, duke tejkaluar shpejtësinë e sigurt për kthesën.
Në rast të shpalljes fajtor për këtë vepër, ligji zviceran parasheh së paku pesë vjet burgim. I akuzuari rrezikon gjithashtu dëbimin nga Zvicra për një periudhë dhjetëvjeçare.
Seanca gjyqësore po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Winterthur, rreth tre vjet e gjysmë pas aksidentit tragjik.
Të rejat Lexo më shumë
Como hyn në histori të Ligës së Kampionëve pas fitores shkatërruese ndaj Lensit
Ministri Cassis sot në Prishtinë, në fokus marrëdhëniet Kosovë-Zvicër dhe dialogu me Serbinë
Fishekë për miletin naiv: ja një shembull i mashtrimit nga ana e Qeverisë së Kosovës