Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital
Një 24-vjeçar nga Kosova ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar nga një skelë në një objekt ndërtimi në Wilburgstetten të Gjermanisë.
Sipas raportimit të mediumit gjerman Nordbayern.de, aksidenti ka ndodhur të shtunën pasdite, më 24 tetor, gjatë punimeve në fasadën e një ndërtese të re.
24-vjeçari ishte duke punuar së bashku me një koleg në një skelë në lartësinë e katit të dytë, kur papritur u shkëput njëra prej platformave të saj.
Si pasojë, punëtori ra në tokë, duke pësuar një plagë të hapur në pjesën e ballit dhe një lëndim në kanalin e veshit, transmeton
Sipas policisë, ai humbi përkohësisht vetëdijen, por pak më vonë u përmend.
Për shkak të lëndimeve, i riu u transportua me helikopter të emergjencës në Spitalin Universitar të Augsburgut.
Mjeku i emergjencës përjashtoi rrezikun për jetën e tij, ndërsa autoritetet nuk kishin dhënë detaje të tjera për gjendjen shëndetësore të 24-vjeçarit.
Në momentin e aksidentit, kolegu i tij ndodhej në anën tjetër të ndërtesës dhe kishte dëgjuar vetëm rënien.
Të rejat Lexo më shumë
Dodik nuk llogaritë më në Vuçiqin: Duhet të jemi pranë njerëzve të zgjedhur në Serbi
Unitedi e ka një listë të ngushtë prej pesë sulmuesve, e do njërin prej tyre qysh në janar
AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1