Kosovare Asllani në Harvard, merr pjesë në diskutime për të ardhmen e sportit të grave
Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, e cila përfaqëson Suedinë, ka vizituar Harvard Business School në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në ditën e parë ka pasur mundësinë të marrë pjesë në ligjërata dhe të njihet nga afër me ambientin akademik të këtij institucioni prestigjioz, shkruan
Përmes një postimi në Facebook, Asllani ka ndarë përshtypjet e saj nga kjo përvojë, duke veçuar diskutimet për zhvillimin dhe të ardhmen e sportit të grave.
Ajo e ka cilësuar ditën e parë si frymëzuese, ndërsa ka veçuar kulturën e debatit dhe të shkëmbimit të ideve në këtë institucion.
“E desha kulturën e parashtrimit të pyetjeve, debatimit dhe sfidimit të këndvështrimeve. Një mjedis që të inkurajon të shprehesh dhe të mbrosh atë që beson, duke mbetur njëkohësisht i hapur ndaj ideve të reja”, ka shkruar Asllani.
Futbollistja ka falënderuar profesoreshën Anita për ftesën dhe mikpritjen, ndërsa ka bërë të ditur se është e entuziazmuar për ditët në vijim dhe për përvojat e tjera që e presin gjatë qëndrimit në Harvard.
Të rejat Lexo më shumë
BERZH-i shpreh gatishmëri për mbështetjen e projekteve energjetike në Kosovë
Juventusi rikthehet për yllin e Man Cityt, beson se mund ta transferojë në janar
Mickoski: Do të bëjmë çmos që të gjejmë zgjidhje dhe të shpëtojmë të punësuarit dhe kreditorët e Alta Bankës