Kosova mëson kundërshtarët e Ligës B
Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ardhshëm të UEFA Women’s Nations League 2027, pas shortit të tërhequr këtë të martë në Nyon të Zvicrës.
“Dardanet” do të garojnë në Grupin 4 të Ligës B, ku do të përballen me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë, në një grup që pritet të sjellë sfida interesante për përfaqësuesen kosovare.
Kosova e siguroi vendin në Ligën B përmes paraqitjeve në kampanjën paraprake, ku triumfoi në Grupin C2, duke fituar të drejtën e avancimit në një nivel më të lartë të garës.
Ndërkohë, në kualifikimet për Kupën e Botës 2027, që do të mbahet në Brazil, rrugëtimi i “Dardaneve” përfundoi në raundin e parë të plejofit, pasi u eliminuan nga Austria.
Edhe Përfaqësuesja e Shqipërisë ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri, pasi do të jetë pjesë e Grupit 1 të Ligës B, së bashku me Belgjikën, Rumaninë dhe Serbinë.
Të rejat Lexo më shumë
Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec
Real Madridi përgatitet për epokën pas Courtois, portieri i njohur i Ligës Premier në listën e dëshirave
Rashiq optimist për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi pas fitores së Listës Studentore në Serbi