← Kthehu te Ballina
Politikë 23/10/2026 12:46

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin - në fokus reformat, mbrojtja dhe Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin - në fokus reformat, mbrojtja dhe Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Të enjten pasdite, në Shën Stefan, u zhvillua një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, ku në fokus ishte forcimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë takimit u theksua rëndësia e dialogut të ngushtë dhe të vazhdueshëm me Londrën, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

"Dje pasdite në Shën Stefan u takova me Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike. Dialogu ynë me Londrën është i ngushtë dhe i vazhdueshëm. Ky takim vjen pas bisedave që kam pasur përgjatë këtyre dy muajve të fundit me të Dërguarën e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, njëra në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York e tjetra përmes telefonit nga Prishtina, kur ajo më përcolli edhe urimet e Kryeministrit Burnham për zgjedhjen e presidentes", ka shkruar Kurti.

Tutje ai tha se Mbretëria e Bashkuar ka qenë mike dhe aleate kyçe në çdo etapë të zhvillimit tonë, nga çlirimi dhe pavarësia deri te demokracia e sotme, dhe mbetet ndër zërat më të fuqishëm për integrimin tonë euroatlantik.

Reklamë