Korisha e Prizrenit së shpejti me çerdhe të re, objekti i shkollës po shndërrohet në institucion parashkollor
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në fshatin Korishë të Prizrenit së shpejti do të hapet një çerdhe e re për fëmijë.
Përmes një njoftimi, Çeku ka bërë të ditur se ndërtesa e shkollës po rinovohet për t'i dhënë një funksion të ri, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për fëmijët dhe familjet e kësaj zone.
"Korisha e Prizrenit së shpejti me çerdhe të re. Ndërtesën e shkollës po e rinovojmë për t'i dhënë funksion të ri, aq të nevojshëm për familjet dhe më të vegjlit tanë", ka shkruar Çeku.
Ai ka theksuar rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme, duke e cilësuar atë si bazë të zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve.
Ministri ka përmendur gjithashtu se rezultatet e viteve të fundit në rritjen e numrit të fëmijëve në çerdhe janë evidentuar edhe në Raportin e fundit për vendin të Komisionit Evropian.
Të rejat Lexo më shumë
Nga Gjilani në universitetet e Belgjikës, Vjosa Musliu shqiptarja që ndërtoi karrierë akademike në Bruksel
Nga 575 mijë euro fonde i keqpërdorën mbi 60 mijë – Policia arreston dy të dyshuar
Përfundon këndi i lojërave për fëmijë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës