Koreografia fyese ndaj Barcelonës mund t’i kushtojë shtrenjtë PSG-së, ja dënimi që rrezikojnë
PSG-ja rrezikon të ndëshkohet nga UEFA pas koreografisë kontroverse të tifozëve të saj në ndeshjen ndaj Barcelonës, të fituar 4-2 në Ligën e Kampionëve.
Sipas Mundo Deportivo, sanksioni më i mundshëm është një gjobë financiare, por klubi francez mund të përballet edhe me masa më të rënda.
Një nga mundësitë që po shqyrtohet është mbyllja e pjesshme e stadiumit në një ndeshje të ardhshme.
UEFA mund të vendosë gjithashtu një paralajmërim zyrtar, duke e bërë të qartë se përsëritja e incidenteve të tilla mund të sjellë ndëshkime më të ashpra.
Koreografia shfaqte një figurë të maskuar me sharrë elektrike, duke shkatërruar stemën e Barcelonës, si dhe një slogan që i referohej një masakre në Paris.
Në tribuna raportohet se kishte edhe pankarta me mesazhe fyese ndaj klubit katalunas.
Sipas rregullave disiplinore të UEFA-s, mesazhet provokuese të papërshtatshme për ngjarjet sportive mund të sjellin masa ndaj klubeve pritëse, të cilat mbajnë përgjegjësi për rendin dhe sigurinë në stadiumet e tyre.
Për PSG-në, rreziku nuk kufizohet vetëm te gjoba financiare. Nëse UEFA e vlerëson incidentin si mjaftueshëm serioz, klubi mund të detyrohet të luajë me një pjesë të tribunave të mbyllura.
Të rejat Lexo më shumë
Kurti në Mal të Zi, akuzon Serbinë për destabilizim dhe ngre shqetësimin për shqiptarët në Luginën e Preshevës
Pse zviceranët me rrënjë ballkanike votojnë për SVP-në? Kreu i partisë dhe ekspertët kanë mendime të ndryshme
"Rain, as a lost resource" - How is the lack of rainwater management in Kosovo deepening the water crisis and damaging freshwater biodiversity?