← Kthehu te Ballina
Politikë 05/11/2026 19:01

Konsulli Vigan Berisha takon Presidentin zviceran Guy Parmelin, i dhuron një punim artistik kushtuar grave të mbijetuara të luftës

Konsulli Vigan Berisha takon Presidentin zviceran Guy Parmelin, i dhuron një punim artistik kushtuar grave të mbijetuara të luftës

Konsulli Vigan Berisha është takuar me Presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, në kuadër të një takimi të shkurtër dhe pritjeje zyrtare në Bernë, ku me këtë rast i ka dhuruar një punim artistik me domethënie të veçantë, të realizuar nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan

“Me këtë rast, patëm nderin t’i dhuronim Presidentit një punim artistik me domethënie të veçantë, të realizuar nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, në kuadër të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave. Ky punim simbolizon historinë, qëndresën, guximin dhe dinjitetin e grave që përjetuan dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Zvicër.

Në vijim të kësaj dite, Berisha, së bashku me kolegët e Korit Konsullor në Cyrih, ka zhvilluar edhe një vizitë në Sallën e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës në Bernë, ku janë njohur më nga afër me traditën parlamentare, organizimin dhe funksionimin e institucioneve federale zvicerane.

Sipas Ambasadës, kjo vizitë përbënte një mundësi të çmuar për shkëmbim institucional dhe forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit në kuadër të komunitetit diplomatik dhe konsullor në Zvicër.

Reklamë