Politikë
10/11/2026 22:47
Konsullata e Kosovës në New York mbyllet të mërkurën, njofton qytetarët për rastet emergjente
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York do të jetë e mbyllur të mërkurën, më 11 nëntor 2026, për shkak të festës zyrtare amerikane, Ditës së Veteranëve (Veterans Day).
Përmes një njoftimi publik, Konsullata u është drejtuar bashkatdhetarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i njoftuar për ndërprerjen e shërbimeve gjatë kësaj dite, shkruan
Ndërkohë, për raste emergjente konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +1 (631) 894-2447.
Konsullata ka bërë të ditur se ky numër është i dedikuar vetëm për raste emergjente jashtë orarit të rregullt të punës.
Në fund të njoftimit, përfaqësia diplomatike e Kosovës në New York ka falënderuar bashkatdhetarët për mirëkuptimin.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
‘Makinat fluturuese’ mund të shfaqen në Kinë verën e ardhshme, thotë prodhuesi i modelit me dy ulëse
Politikë
Mendi Qyra: Në vitin e parë të mandatit shlyem borxhe milonëshe dhe realizuam projekte
Sport
Ylli i Real Madridit largohet nga kampi i Francës si pasojë e një tjetër lëndimi
Lajme