← Kthehu te Ballina
Politikë 05/11/2026 10:01

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih ka mirëpritur në një takim Don Kolë Dedajn, udhëheqësin e ri të Misionit Katolik Shqiptar në Luzern.

Gjatë takimit u diskutua për traditën, trashëgiminë shpirtërore dhe rolin e institucioneve fetare në ruajtjen e identitetit kombëtar e kulturor të shqiptarëve që jetojnë në mërgatë, shkruan

Po ashtu, u shkëmbyen mendime për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimin e lidhjeve të mërgatës me atdheun dhe angazhimin e përbashkët në shërbim të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Reklamë