Konfirmohet vdekja e ish-ministres spanjolle në aksidentin hekurudhor
Partia Popullore e Spanjës ka konfirmuar vdekjen e ish-ministres Fatima Báñez, e cila humbi jetën në aksidentin hekurudhor të ndodhur të enjten.
Báñez shërbeu si ministre e Punësimit nga viti 2011 deri në vitin 2018, gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Mariano Rajoy. Pas përfundimit të mandatit, ajo vazhdoi karrierën në sektorin privat, duke marrë drejtimin e organizatës së punëdhënësve spanjollë CEOE.
Kryetari i Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, shprehu pikëllimin e thellë për vdekjen e saj, duke e përshkruar Báñez si një grua të palodhur, mike besnike dhe person të përkushtuar vazhdimisht për përmirësimin e jetës së spanjollëve.
Edhe presidentja e Kongresit spanjoll, Francina Armengol, tha se lajmi për vdekjen e ish-ministres është pritur me dhimbje dhe trishtim të madh, transmeton
“Në emër të Kongresit, shpreh ngushëllimet e mia dhe gjithë mbështetjen për familjen dhe të afërmit e saj, kolegët nga Partia Popullore dhe ata të Fondacionit CEOE”, deklaroi Armengol.
Edhe fondacioni CEOE shprehu pikëllimin për humbjen e Báñez, duke theksuar se ngrohtësia, bujaria dhe përkushtimi i saj do të lënë gjurmë të pashlyeshme te bizneset dhe në të gjithë ekipin e organizatës.
Të rejat Lexo më shumë
“M'u duk sikur m'u shemb gjithçka” – Saranda Jakupi rrëfen momentin kur mësoi se kishte kancer të gjirit
Zëvendëskryeministri belg kërkon përdorimin e “bazukës tregtare” të BE-së kundër SHBA-së për çmimet e barnave
Tragjedi në Turqi, shembet formacioni shkëmbor - viktima dhe të lënduar