Komuna e Vitisë përmbyll shpërndarjen e 73 frezave për traktorë për fermerët
Komuna e Vitisë ka përmbyllur shpërndarjen e 73 frezave për traktorë për fermerët e kësaj komune, në kuadër të mbështetjes për sektorin e bujqësisë.
Sipas njoftimit të Komunës, shpërndarja është realizuar në dy ditë, ku fillimisht janë ndarë 30 freza, ndërsa gjatë ditës së sotme janë shpërndarë edhe 43 të tjera.
“Pas 30 frezave të shpërndara dje, sot janë ndarë edhe 43 të tjera, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e bujqësisë dhe lehtësimin e punëve të fermerëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.
Me këtë rast, Komuna ka përmbyllur procesin e shpërndarjes së gjithsej 73 frezave, të cilat janë dedikuar për fermerët vitias.
Pajisjet e tilla bujqësore shërbejnë për përgatitjen dhe përpunimin e tokës bujqësore, duke lehtësuar punën e fermerëve në aktivitetet e tyre të përditshme.
Të rejat Lexo më shumë
Një mënyrë e thjeshtë për të kontrolluar porcionet pa peshuar ushqimin
Filipçe: Do të paraqesim interpelancë ndaj Sllaveskit, duhet të mbajë përgjegjësi për situatën e krijuar
Nuhiu pas humbjes nga Prishtina: Një ndeshje me dy fytyra, kam dyshime te goli i dytë