Ekonomi
19/10/2026 11:16
Komuna e Rahovecit nënshkruan kontratë për furnizim me 350 tonë pelet
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për furnizimin me 350 tonë pelet për nevojat e Komunës së Rahovecit, me çmim prej 400 eurosh për ton.
Përmes një postimi, Latifi ka bërë të ditur se furnizimi është planifikuar para fillimit të sezonit të dimrit.
“Sot, nënshkrova kontratën për furnizim me 350 tonë pelet, me çmim prej 400€ për ton, për nevojat e Komunës së Rahovecit”, ka shkruar Latifi.
Ai ka theksuar se synimi është që përgatitjet për sezonin e ftohtë të bëhen me kohë.
“Dimrit i paraprijmë me kohë, me planifikim dhe me përgjegjësi”, ka deklaruar kryetari i Rahovecit.
Sipas çmimit të bërë të ditur nga Latifi, vlera e furnizimit për 350 tonë pelet arrin në 140 mijë euro.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi
Politikë
Komisioni për Integrime Evropiane miratoi planin e punës për sesionin vjeshtor
Lajme
Elif Shafak për krizën e saj krijuese: A ia vlen të shkruash në kohë kaotike?
Politikë