Lajme
07/10/2026 09:15
Komuna e Pejës njofton për nisjen e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë
Komuna e Pejës ka njoftuar se ka nisur Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Peja”, një ngjarje kulturore që synon promovimin e letërsisë, krijimtarisë dhe autorëve vendorë.
Sipas njoftimit, nata e parë e festivalit u shoqërua me deklamime poetike nga poetë vendorë, ndërsa u promovua edhe libri i autores Naxhije Berbati Kastrati.
Festivali u hap nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës, Xhenet Syka, e cila theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla për pasurimin e jetës kulturore të qytetit.