Komuna e Pejës nënshkruan kontratë mijëra euro për rrënimin e objekteve të shpronësuara
Komuna e Pejës ka përzgjedhur operatorin ekonomik që do të merret me rrënimin e objekteve të shpronësuara nga ana e komunës.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, marrëveshja është nënshkruar më 5 tetor 2026 me Grupin e Operatorëve Ekonomikë “DARDANIAA” SH.P.K. dhe “CONEX” L.L.C.
Vlera e kontratës është 58 mijë e 850 euro, ndërsa kohëzgjatja e saj është 24 muaj, raporton
Bëhet fjalë për kontratë publike kornizë, e cila është zhvilluar përmes një aktiviteti të hapur të prokurimit.
Si kriter për dhënien e kontratës është përcaktuar çmimi më i ulët.
Në këtë proces të prokurimit kanë ofertuar gjithsej tetë operatorë ekonomikë.
Megjithatë, sipas dokumentacionit të publikuar, vetëm një operator ekonomik është vlerësuar si i përgjegjshëm dhe ka përmbushur kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit.
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 120 mijë euro, ndërsa kontrata është nënshkruar për një vlerë prej 58 mijë e 850 euro.
Të rejat Lexo më shumë
OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve për Specialen janë të nxituara dhe të pabazuara
Barcelona i vendosi klauzolë 40 milionë, Kosova e ftoi në 16 vjeç – historia e Labinot Kabashit që e la futbollin shumë herët
Çfarë kishte shkruar Shiroka-Pula për vendimin e Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës