Ekonomi
13/10/2026 14:01
Komuna e Obiliqit subvencionon rreth 3,000 koshere bletësh
Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se ka nënshkruar subvencionimin për rreth 3,000 koshere bletësh, me qëllim të mbështetjes së bletarëve të kësaj komune.
Sipas Thaçit, secila koshere do të përfitojë nga dy pogaqe ushqimore për bletët.
“Bletaria është një veprimtari e rëndësishme për ekonominë familjare, bujqësinë dhe ruajtjen e biodiversitetit”, ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook.
Ai ka theksuar se Komuna e Obiliqit do të vazhdojë të mbështesë fermerët dhe bletarët, duke e cilësuar përkrahjen e prodhimit vendor si investim në zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
FSK-ja do të zhvillojë ushtrime ushtarake në Vrellë, Harilaq dhe Hade të Obiliqit
Ekonomi
VLEN: Korridori 8, investim në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen evropiane
Lajme
“Siparantum” kërkon mbështetje për udhëtimin në Pragë, thotë se Komuna e Pejës ia uli financimin për 80 për qind
Lajme