← Kthehu te Ballina
Ekonomi 15/10/2026 09:33

Komuna e Mitrovicës ekzekuton bursat për 350 studentë, secili përfiton nga 720 euro

Komuna e Mitrovicës ekzekuton bursat për 350 studentë, secili përfiton nga 720 euro

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Enis Osmani, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat e bursave komunale për 350 studentë, në vlerë prej 720 euro për secilin përfitues.

Sipas njoftimit të Osmanit, kjo është vlera më e lartë e bursës që Komuna e Mitrovicës ka ndarë ndonjëherë për studentët.

Me këtë rast, ai u ka uruar suksese në studime të gjithë studentëve përfitues të bursave komunale.

Reklamë