Politikë
05/11/2026 22:17
Komuna arrin marrëveshje me punëtorët teknikë, “Pastrimi” dhe “NPB” merr përsipër higjienën në shkolla
Pas grevës së punëtorëve teknikë, shkollat në kryeqytet pritet të rikthehen në funksionim të rregullt gjatë javës së ardhshme, pasi Komuna e Prishtinës ka arritur marrëveshje me sindikatën e punëtorëve grevistë.
Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Arsimit, e cila ka njoftuar se veprimet e nevojshme administrative tashmë janë ndërmarrë dhe se pagesat e para për punëtorët janë ekzekutuar gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit, pjesa e mbetur e pagesave pritet të realizohet deri të martën, ndërsa puna e rregullt e punëtorëve teknikë pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.