Kompanitë kineze i ndërpresin bashkëpunimet me Mbappen për shkak të një komenti kontrovers
Kompanitë kineze Dongpeng dhe Mengniu i kanë dhënë fund të gjitha marrëveshjeve tregtare dhe të sponsorizimit me sulmuesin e Real Madridit , Kylian Mbappe, me efekt të menjëhershëm.
Sipas Democrata, vendimi vjen pas komenteve që Mbappe bëri në emisionin e intervistave në internet The Bridge, ku u pyet për memen e tij të preferuar që përfshinte fytyrën e tij.
Ai tha se ai që e bëri të qeshte më shumë e vendoste fytyrën e tij në një video të një burri që ai besonte se ishte një diktator kinez - gjoja ish-udhëheqësi Mao Ce Dun - dhe se ai shpesh e ndan atë me miqtë në internet.
姆巴佩,你是真敢啊!中国球迷给你流量,中国市场给你商业价值。你就是这么回报的?#Mbappe #姆巴佩 https://t.co/RIvnNWxQJu
— wh (@ZHhn0622) October 26, 2026
Vërejtjet u përhapën me shpejtësi në Kinë, me mediumin që e përshkruan reagimin si të fortë.
Kompania e pijeve energjike Dongpeng tha se kundërshton çdo veprim që dëmton ndjenjën kombëtare, ndërsa prodhuesi i qumështit Mengniu tha se gjithashtu kundërshton deklaratat që dëmtojnë ndjenjat e popullit kinez.
Të dy markat theksuan një "politikë zero tolerance në këtë drejtim".
Ndryshe, shakatë për Mao Ce Dunin janë një tabu e rreptë shoqërore dhe politike në Kinë, dhe incidenti ka shkaktuar një ortek dënimesh në rrjetin social Ëeibo dhe platformat kryesore sportive.
Të rejat Lexo më shumë
Putin zhvillon bisedë telefonike me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë
U plagos në sy gjatë protestës, reagon Erjon Vishkulli para operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive
26 vjet pa zgjidhje për ujin në Pobërgjë të Deçanit, “Hidrodrini” drejton gishtin nga banorët