← Kthehu te Ballina

KOMF dhe Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë për buxhetin e shërbimeve sociale

ShpërndajeFacebookWhatsApp
KOMF dhe Rrjeti i Grave të Kosovës protestojnë për buxhetin e shërbimeve sociale

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), me 35 organizata anëtare, dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, me 108 organizata anëtare, do të mbajnë sot protestë lidhur me ndarjet aktuale buxhetore për shërbimet sociale.

Përmes kësaj proteste, organizatat synojnë të tërheqin vëmendjen e institucioneve për rëndësinë e financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale dhe mbrojtjen e kategorive më të cenueshme të shoqërisë.

Protesta është paralajmëruar të mbahet në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Burimet e kësaj ngjarjeje

indeksonline.net · telegrafi.com

Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.

Lajme të ngjashme