Kolegji Universum, i fuqizuar nga Arizona State University (ASU), hap zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/27
Kolegji Universum hap zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/27
Në Kolegjin Universum në Ferizaj, të fuqizuar nga Arizona State University, ka nisur viti i ri akademik 2026/2027, me një ceremoni mirëseardhjeje për studentët e rinj.
Në ditën e parë të tyre në institucionin e arsimit të lartë, studentët janë pritur nga stafi akademik dhe drejtuesit e Kolegjit Universum, ndërsa rektori Lulzim Zeneli ka përcjellë mesazhin e mirëseardhjes për gjeneratën e re.
Në kuadër të aktivitetit është organizuar edhe Panairi i Departamenteve, ku studentët kanë pasur mundësi të njihen më nga afër me programet studimore, departamentet dhe mundësitë që ofron Kolegji Universum.
Rektori i Kolegjit Universum, Lulzim Zeneli, tha se institucioni e nis vitin e ri akademik me përgatitje maksimale dhe me programe që synojnë t’u përgjigjen nevojave të tregut të punës.
“Kolegji Universum këtë vit akademik e fillon me përgatitjet maksimale në të gjitha rrafshet. Si kolegj, tashmë kemi traditë shumëvjeçare në edukimin e arsimit të lartë dhe me programe të specializuara, të cilat i përgjigjen tregut të vendit. Duke e ditur se Kolegji Universum tashmë ka një traditë edhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, marrim praktikat më të mira ndërkombëtare dhe i adaptojmë ato në programet zhvillimore të edukimit në vend”, tha Zeneli.
Edhe në Departamentin e Mjekësisë, fillimi i vitit të ri akademik është pritur me entuziazëm.
Drejtori i këtij departamenti, Jeton Havolli, tha se pritja e studentëve të rinj është një moment i veçantë edhe për stafin akademik.
“Sot jemi jashtëzakonisht të lumtur, për shkak se po i presim studentët e viteve të para. Është një kënaqësi edhe për ne si mësimdhënës, duke pasur parasysh që ata e kanë pasur adresën e parë Kolegjin Universum”, u shpreh Havolli.
Ndërkaq, udhëheqësja e Departamentit të Biznesit, Menaxhmentit dhe Marketingut Digjital, Ilire Ahmeti, tha se energjia dhe motivimi i studentëve të rinj e bëjnë fillimin e vitit akademik një moment të veçantë.
“Është pjesa më e mirë e gjithë vitit të shohësh njerëz që janë të motivuar dhe kanë vullnetin për t’i vazhduar studimet. Personalisht, po e nis shumë mirë”, tha Ahmeti.
Për studentët e rinj, dita e parë në Kolegj Universum është shoqëruar me emocione dhe pritshmëri për rrugëtimin e tyre akademik.
Studenti Dijar Halimi tha se atmosfera pozitive ishte ndër arsyet që ndikuan në zgjedhjen e Kolegjit Universum.
“Atmosfera është tepër e mirë. Për këtë arsye e kemi zgjedhur edhe Kolegjin Universum”, tha Halimi.
Në mesin e studentëve të rinj është studenti i programit të Dizajnit të Modës, i cili tha se mezi pret fillimin e studimeve.
“Jam student i Dizajnit të Modës dhe tani po presim të vazhdojmë dhe të fillojmë studimet”, tha ai.
Ceremonia e hapjes së vitit akademik 2026/2027 dhe Panairi i Departamenteve kanë krijuar mundësi që studentët e rinj të njihen me stafin akademik, programet studimore dhe mundësitë që ofron Kolegji Universum gjatë rrugëtimit të tyre akademik.
Të rejat Lexo më shumë
Mbi 20 milionë euro në sezon, Arteta në majën e Ligës Premier pas nënshkrimit me Arsenalin
Fotografia e rrallë e presidentes së re të Kosovës në moshën 23-vjeçare
Sabotazhë apo aksident? Venezuela ndal prodhimin në rafinerinë e dytë më të madhe pas zjarrit të madh