← Kthehu te Ballina
Lajme 06/10/2026 09:31

Koktej molotovi në dy lokacione në Pejë, policia nis hetimet

Koktej molotovi në dy lokacione në Pejë, policia nis hetimet

Në Pejë janë raportuar dy raste të hedhjes së koktejve të molotovit në dy lokacione të ndryshme, gjatë orëve të hershme të mëngjesit të 5 tetorit.

Sipas policisë, nga incidentet nuk është raportuar për persona të lënduar.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe mbetet nën hetim.

“Pejë 05.10.2026-04:00. Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në dy lokacione të ndryshme, nuk është raportuar për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të të cilit iniciohet rasti i lartcekur i cili mbetet në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Reklamë