Politikë
23/10/2026 13:16
Klinaku: Kthimit të Ligjit për Specialen i gëzohen VV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja
Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka thënë se zhvillimet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.
Në një deklarim për KosovaLive, Klinaku ka vlerësuar se nga rikthimi i këtij ligji në Kuvend do të gëzohen Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe disa përfaqësues të PDK-së.
Ai ka thënë se nuk e di se kush po merret me çështjen e rikthimit të ligjit në Kuvend.
Sipas Klinakut, Aleanca është e vetmja parti që po reagon lidhur me këtë çështje.
Ai ka theksuar se e vetmja kjo parti, po e kundërshton rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, si dhe ndryshimin e tij.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
BBC: Shqipëria synon të bëhet destinacioni i ri i turizmit dentar, duke konkurruar me Turqinë
Politikë
Tahiri kritikon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend: Veprim i dëmshëm dhe jo serioz
Politikë
Radio Evropa e Lirë: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?
Sport