Klekovski: Gjermania është partner për shëndetësi moderne, digjitalizim, kuadro dhe teknologji të reja
Ministri i Shëndetësisë, Sashо Klekovski, sot mori pjesë në panelin ministror të nivelit të lartë në Forumin e 9-të Gjermano-Evropianolindor të Shëndetësisë në Berlin. Forumi është ngjarje zyrtare shoqëruese e Samitit Botëror të Shëndetësisë (World Health Summit), e organizuar nga Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss) dhe Aleanca Gjermane e Shëndetësisë (GHA).
Në panel morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë dhe i Punëve Sociale të Gjeorgjisë, Mikheil Sarjveladze, dhe ministralja e Shëndetësisë e Armenisë, Anahit Avanesyan, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësis.
Në fjalimin e tij para përfaqësuesve gjermanë dhe ndërkombëtarë të institucioneve, industrisë dhe komunitetit akademik, ministri Klekovski paraqiti gjendjen, sfidat dhe rezultatet e shëndetësisë maqedonase, si dhe disa nga drejtimet për të ardhmen.
Theksi u vendos te rrjetëzimi rajonal dhe prokurimi i përbashkët i barnave inovative; digjitalizimi me vlerë 50 milionë euro përmes strategjisë së re për periudhën 2027–2031, të hartuar me mbështetjen e BE-së, si dhe shfrytëzimi më i madh i programit EU4Health.
"Kompanitë gjermane tashmë janë ndër investitorët kyç në Maqedoninë e Veriut. Tani duam që ky bashkëpunim të arrijë edhe në shëndetësi – përmes teknologjive të reja, digjitalizimit dhe edukimit të kuadrove. Mjekët tanë në Gjermani mund të jenë një urë e vërtetë mes dy vendeve“, deklaroi ministri Klekovski.Në margjinat e Forumit, ministri Klekovski zhvilloi takime dypalëshe me ministrin Sarjveladze dhe me ministralen Avanesyan. Ata shtakuan përvojat nga reformat e sistemeve shëndetësore dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.
Të rejat Lexo më shumë
Ballkani merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Llapi
16 vjeçari kosovar arrestohet nga policia në Zvicër, me vete kishte edhe lëndë të ndaluara
Grabitësit hedhin në erë bankomatin, banka befason me reagimin e saj