Kjo veturë elektrike mund të përshkojë një fushë futbolli për vetëm një sekondë!
Kina ka sfiduar gjigantët e industrisë automobilistike, duke thyer një rekord që për vite të tëra dukej i paarritshëm.
Hiper-vetura elektrike Yangwang U9 Xtreme, e prodhuar nga marka luksoze e BYD, ka arritur shpejtësinë marramendëse prej 503.17 km/h, duke u bërë vetura e parë e prodhimit serik që kalon zyrtarisht kufirin prej 500 km/h.
Rekordi u vendos më 1 nëntor në një segment të mbyllur të autostradës në Abu Dhabi, me pilotin gjerman Marc Basseng në timon.
- YouTube www.youtube.com
Arritja u njoh nga FIA dhe Guinness World Records.
U9 Xtreme është e pajisur me katër motorë elektrikë që prodhojnë së bashku mbi 3,000 kuaj fuqi, ndërsa teknologjia e saj përfshin një sistem elektrik prej 1,200 voltësh dhe baterinë Blade të BYD-së.
Për krahasim, Bugatti Chiron Super Sport 300+ kishte arritur 490.48 km/h në vitin 2019.
BYD planifikon të prodhojë vetëm 30 ekzemplarë të kësaj hiper-veture, duke dëshmuar se Kina tashmë po sfidon emrat më të mëdhenj të automobilizmit edhe në garën për shpejtësinë.
Të rejat Lexo më shumë
Dy asistime brenda dy minutash, Gruda protagonist absolut në fitoren e thellë të Leipzigut
Rrobat mbajnë erë të keqe edhe pas larjes? Pastroni këtë pjesë të rrobalarëses ku grumbullohet myku
Del video, polici qëllon sulmuesin që vrau pesë persona në Poloni