Lajme
21/10/2026 10:16
Kishte plagë nga arma e zjarrit, dyshohet se ferizajasi u vet-plagos, pas tretmanit dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përdorimit të armës në fshatin Rakaj të Ferizajt.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 22:30.
“I dyshuari mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor në e emergjencën e Ferizajt pasi që i njëjti sipas mjekëve kishte disa plagë nga arma e zjarrit që dyshohet se është vet-plagosur”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë rasti. Rasti në procedurë hetimore.
Të rejat Lexo më shumë
Teknologji
BMW i3 Touring i ri, një veturë elektrike "e projektuar për familje"
Politikë
Qasja në Starlink në Ukrainë është vendim i Elon Musk, jo i Shtëpisë së Bardhë - thotë Rubio
Lajme
Kanos zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në autostradën "Ibrahim Rugova"
Lajme