KFOR-i me donacion për zjarrfikësit e Pejës
Ushtarët italianë, nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak (CIMIC), zbatuan një projekt për të mbështetur Stacionin e Zjarrfikësve në Pejë.
Komandanti i RC-W, kolonel Giuseppe De Blasi, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, Shefki Abdullahu, kryesuan ceremoninë e dorëzimit, transmeton
Projekti përfshinte dorëzimin e një kamioni të ri të pajisur me një sistem të përparuar zjarrfikës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, automjeti do të forcojë aftësitë operacionale të shërbimit lokal të zjarrfikësve, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë komunën.
“Kjo iniciativë thekson angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të punuar me partnerët lokalë përmes projekteve që mbështesin komunitetet lokale, në mënyrë të paanshme dhe në dobi të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë” thuhet në komunikatën e KFOR-it.
Të rejat Lexo më shumë
Protestuesit dhe policia në paqe, të rinjtë ia marrin valles para Kryeministrisë
UBT rangohet i pari në Kosovë nga GreenMetric 2026
Vjosa Osmani viziton Jeta Statovcin, ia bën përhajr lindjen e djalit