KFOR-i dhe Policia e Kosovës patrullojnë bashkë në kufi
Komandanti i Komandës së Forcave të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kanë vizituar të mërkurën veriun e Kosovës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë vizitës ata kanë vëzhguar pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës duke realizuar një patrullim të përbashkët përgjatë kufirit.
Wikoff dhe Vergori janë takuar edhe me kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq, me të cilin kanë diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në këtë zonë.
KFOR-i ka bërë të ditur se vazhdon ta vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale.
Misioni i NATO-s në Kosovë ka ritheksuar përkushtimin për përmbushjen e detyrave të tij me profesionalizëm dhe paanshmëri.
Të rejat Lexo më shumë
“Nuk mendoj se duhet ta marrim”, skauti sekret ishte afër ta bllokonte e transferimin e Lionel Messit
VLEN: FMN-ja dhe Banka Botërore rrisin parashikimet, ekonomia në rrugë të mbarë
Ukraina sulmon një aerodrom rus, shkatërron katër aeroplanë bombardues, dëmton dy të tjerë – Zelensky sjell detaje dhe pamje