KFOR-i amerikan dhuron donacion për Njësinë e Zjarrfikësve në Gjilan
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka pranuar një donacion nga KFOR-i amerikan, me qëllim të forcimit të kapaciteteve për reagim në situata emergjente.
Me rastin e dorëzimit të donacionit, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Enver Shabani, ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it amerikan, nënkolonelin Michael Anderson dhe rreshter majorin komandues Miguel Hernandez, si dhe togerin Hüseyin Arslan nga KFOR-i turk, për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
Shabani ka shprehur mirënjohje edhe për Metush Bajramin, kryetar i Klubit të Rotarianëve në Gjilan, për kontributin e dhënë.
Sipas njoftimit, ky donacion synon të ndihmojë në fuqizimin e kapaciteteve të zjarrfikësve për përballimin e situatave emergjente.
Të rejat Lexo më shumë
Presidentët e Italisë dhe Kroacisë urojnë Justina Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës
Lloga: Rastet në Saraj, Kumanovë dhe Gostivar duhet të alarmojnë institucionet
"Nëse flasë do të suspendohem", Jose Mourinho refuzoi të dalë në konferencë për shtyp