Lajme
26/10/2026 17:02
Këto zona do të mbesin pa ujë të martën në Ferizaj
Konsumatorët e rrugës “Gëzim Sahiti” dhe të fshatit Pojatë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm të martën, më 27 tetor.
Sipas njoftimit të KRU “Bifurkacioni”, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00, për shkak të punimeve teknike në terren në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.
“Punimet për ndërrimin e ujëmatësve nesër gjatë ditës, do të zhvillohen edhe në fshatin Pojatë”, thuhet në njoftim.
Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë në këto zona pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Drenica bëhet me trajner të ri, Gentjan Mezani merr drejtimin e kuqezinjve
Lajme
Fshati i vetëm shqiptar në Bullgari që ruan gjuhën prej gati 400 vjetësh, sot ka vetëm 34 banorë
Politikë
Ukraina zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në 2027
Lajme