Këta janë katër farmacistët që u suspenduan për parregullësi në menaxhimin e barnave në QKUK
QKUK i ka suspenduar katër farmacistë të cilët ishin përgjegjës për menaxhimin e stokut të barnave dhe materialit shpenzues.
Merita Ramku, Visar Emini, Erblin Elezi dhe Teuta Balidemaj janë katër farmacistët që janë suspenduar nga puna nga Komisioni Disiplinor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se katër zyrtarë janë suspenduar pas gjetjeve për parregullësi në menaxhim të barnave dhe materialit shpenzues.
Njoftimi për këto masa është dhënë nga drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi në mbledhjen e Bordit Drejtues.
“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e tetë, të udhëhequr nga kryesuesi Dr. Faik Shatri, u njoftua për masat e para disiplinore të ndërmarra pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.
Lexo më shumë
KE distancohet nga kënga nacionaliste serbe: U përzgjodh nga grupi, nuk ishte miratuar nga ne
Rubineti nxjerr shumë pak ujë? Një pastrim i thjeshtë mund ta zgjidhë problemin pa hidraulik
Shtohet numri i të prekurve nga fruthi, IKShPK publikon shifrat e fundit
