← Kthehu te Ballina

Kërcënoi me vdekje ish-të dashurën dhe familjen e saj, i dyshuari në arrati

ShpërndajeFacebookWhatsApp
Kërcënoi me vdekje ish-të dashurën dhe familjen e saj, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.

Sipas raportit policor, një grua ka deklaruar se ish-i dashuri i saj dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, ndërsa më pas e ka kërcënuar me jetë atë dhe familjen e saj, raporton IndeksOnline.

Rasti është raportuar më 21 nëntor, rreth orës 18:59.

I dyshuari nuk është takuar me policinë dhe aktualisht gjendet në arrati.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar. /IndeksOnline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lajme të ngjashme