Lajme
24/10/2026 10:01
Keqtrajtoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja në Korçë
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.
Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit. Ajo iu drejtua policisë pasi kishte vënë re se djali i saj prej disa ditësh nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas informacioneve paraprake, fëmija i kishte treguar se ishte goditur nga edukatorja.
Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike.
Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. /a2cnn/
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
Lajme
Organizohet aksion pastrimi në rrugën “Nebih Gashi” në lagjen Emshir të Prishtinës
Politikë
VV-ja do që Byroja të miratohet “shpejt”, Aleanca kërkon që të mos jetë pjesë e “koncepteve elektorale”
Sport