Këmbësori pëson lëndime të rënda pasi u godit nga vetura në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Këmbësori pëson lëndime të rënda pasi u godit nga vetura në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Më herët Zani Digjital raportoi për një aksident të rëndë trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
Lajmin për Zani Digjital e ka konfirmuar zyrtarja për Informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“sot rreth orës 10:20, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor”, ka thënë Ahmeti për Zani Digjital.
Ajo ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. /Zani Digjital/