KEK-u nis projektin për ndërtimin e urave mbi lumin Sitnica dhe kanalin e Deponisë
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 33 mijë e 399.99 eurosh për realizimin e projektit të ndërtimit të urave mes shiritave TMLA2 dhe TMLB2 mbi lumin Sitnica dhe mbi kanalin e ujërave nga Deponia.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, të publikuar më 8 tetor 2026, kontrata i është dhënë operatorit ekonomik N.N.SH. “Vizion Project”, shkruan
Vlera e parashikuar e kontratës ishte 50 mijë euro, ndërsa ajo u nënshkrua më 18 shtator 2026. Kohëzgjatja e paraparë për realizimin e saj është tre muaj.
Në procedurën e prokurimit, sipas dokumentit, janë pranuar gjashtë tenderë, prej të cilëve katër janë vlerësuar si të përgjegjshëm.
Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët ishte 33 mijë e 399.99 euro, ndërsa ai me çmimin më të lartë arrinte në 46 mijë e 964 euro.
Procedura ishte zhvilluar e hapur, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.
Të rejat Lexo më shumë
Ukraina godet fabrikën ruse të raketave Kh-101
Kopshti Zoologjik i Cyrihut po u thotë lamtumirë disa kafshëve të njohura - kjo është arsyeja
Microsoft prezantoi laptopët Surface, çmimet shkojnë deri në 5900 dollarë