← Kthehu te Ballina
Ekonomi 29/10/2026 23:46

KEK-u nënshkruan kontratë mbi gjysmë milioni euro për shirita transportues

KEK-u nënshkruan kontratë mbi gjysmë milioni euro për shirita transportues

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 525 mijë e 100 eurosh për furnizim me shirita transportues gomë-pëlhurë.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, të publikuar më 28 tetor 2026, operatori ekonomik me të cilin është nënshkruar kontrata është Bahri Asllani.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 670 mijë euro, ndërsa ajo është nënshkruar për 525 mijë e 100 euro, raporton

Në aktivitetin e prokurimit kanë marrë pjesë katër tenderues, por vetëm dy prej tyre janë vlerësuar si të përgjegjshëm.

Tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët ishte në vlerë prej 525 mijë e 100 eurosh, ndërsa ai me çmimin më të lartë arrinte në 550 mijë e 175 euro.

Kontrata është nënshkruar më 28 tetor 2026, ndërsa kriter për dhënien e saj ishte çmimi më i ulët.

Reklamë