← Kthehu te Ballina
Ekonomi 31/10/2026 00:47

KEK-u anulon tenderin për renovimin e reaktorëve në bllokun A5

KEK-u anulon tenderin për renovimin e reaktorëve në bllokun A5

Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar aktivitetin e prokurimit për renovimin e reaktorëve R1 dhe R2 në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”.

Sipas njoftimit, vendimi për anulim është marrë më 19 tetor 2026.

Në këtë aktivitet të prokurimit, KEK-u kishte pranuar dy tenderë, por asnjëri prej tyre nuk i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit, shkruan

“Ky aktivitet i prokurimit anulohet pasi ofertat e pranuara nuk i plotësojnë të gjitha kushtet dhe kërkesat e dosjes së tenderit”, thuhet në arsyetimin e dhënë nga KEK-u.

Procedura ishte zhvilluar përmes metodës së hapur, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.

Vlera e parashikuar e tenderit ishte paraparë të arrinte shifrën e 190 mijë eurosh.

Mbetet të shihet nëse KEK-u do të ri-tenderojë këtë projekt.

Më poshtë detaje.

Reklamë