Ekonomi
23/10/2026 11:16
KEK: Njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se për shkak të problemeve teknike të evidentuara, njësia B2 e TC Kosova B do të ndalet në mënyrë të kontrolluar më 24.10.2026, rreth orës 00:15.
KEK thekson se ndalja realizohet si masë parandaluese, me qëllim të mbrojtjes së pajisjeve nga dëmtimet eventuale dhe ruajtjes së sigurisë së operimit.
“Ekipet profesionale dhe teknike janë në gjendje gatishmërie për të filluar sanimet sapo të krijohen kushtet e nevojshme, ndërsa bazuar në vlerësimet aktuale, punimet pritet të përfundojnë gjatë fundjavës. Për rikthimin e njësisë në operim, opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Baseli, një nga qendrat kryesore të artit në botë, me afro 40 muze dhe panairin e famshëm Art Basel
Sport
Lionel Messi bën histori me çmimin Princesha e Asturias - Kush e fitoi atë para tij?
Politikë
Dita e tretë e bojkotit në Universitetin “Fan Noli”, studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Lajme