Sport
08/11/2026 22:32
KB Policia e Kosovës triumfon ndaj Fushë Kosovës, fitorja i kushtohet 24 policëve të rënë në detyrë
KB Policia e Kosovës ka regjistruar një tjetër fitore në parketin e basketbollit, duke mposhtur bindshëm KB Fushë Kosovën me rezultat 105:79.
Skuadra e Policisë së Kosovës dominoi në këtë përballje, duke arritur të shënojë plot 105 pikë dhe të sigurojë një tjetër sukses në vazhdimësinë e garave, shkruan
Megjithatë, kjo ndeshje kishte një domethënie shumë më të veçantë se rezultati sportiv. Takimi iu dedikua 24 policëve të rënë në detyrë, në shenjë nderimi për sakrificën e tyre në shërbim të vendit.
Në një gjest simbolik dhe emocionues, basketbollistët e KB Policisë së Kosovës zbritën në parket me fanella që mbanin emrat e policëve të rënë, duke përcjellë mesazhin se kontributi dhe sakrifica e tyre nuk do të harrohen kurrë.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Dhjetë të vdekur, mes tyre pesë fëmijë - pasi një veturë përfundoi në liqen në Brazil
Lajme
Kirurgu i shpëtoi jetën e policit të qëlluar në gjoks gjatë sulmit në Krakov: I futi duart në plagë, ambulanca po vonohej
Sport
Aksion i bukur, Atletico Madrid në epërsi ndaj Barcelonës
Politikë