Sport
11/11/2026 14:47
KB Peja e sjell një basketbollist cilësor nga Amerika
KB Peja e ka prezantuar përforcimin më të ri të skuadrës, basketbollistin amerikan Jack Hemphill, i cili do të përforcojë pozitën qendër.
I gjatë 206 cm, Hemphill sjell përvojë ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij profesionale ka luajtur në disa liga evropiane dhe jashtë Evropës, duke përfaqësuar klube në Serbi, Turqi, Sllovaki, Çeki, Holandë, Bullgari dhe Portugali, si dhe në Kanada.
Ndër klubet ku ka luajtur veçohen KK Metalac Valjevo (Serbi), Konyaspor (Turqi), Inter Bratislava (Sllovaki), BK Olomoucko (Çeki), LWD Aris Leeuwarden (Holandë) dhe Akademik Plovdiv (Bullgari).
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Filipçe: Prokuroria të hetojë menjëherë se çfarë fsheh Mickoski pas gënjeshtrave për Alta Bankën
Politikë
Apeli i GJKKO dënon me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri - konfiskohen 1.3 milionë euro dhe pasuritë
Lajme
Incident me thikë pranë një shkolle në Gjilan, dy të mitur të lënduar
Lajme