← Kthehu te Ballina
Sport 19/10/2026 13:31

KB Peja dhe trajneri Michalis Kakiouzis ndajnë rrugët me marrëveshje të dyanshme!

KB Peja dhe trajneri Michalis Kakiouzis ndajnë rrugët me marrëveshje të dyanshme!

Klubi i Basketbollit Peja njofton opinionin publik se, me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Michalis Kakiouzis.

KB Peja e falënderon trajnerin Kakiouzis për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e tij gjatë periudhës së bashkëpunimit me klubin tonë. E vlerësojmë angazhimin e tij, korrektësinë dhe kontributin e dhënë për ekipin.

Klubi i uron trajnerit Kakiouzis shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale, si dhe fat dhe mbarësi në sfidat e ardhshme.

Faleminderit trajner shumë suksese tutje!

Reklamë