Katie Zacharia thyen heshtjen pas shkarkimit nga Trump
Katie Zacharia ka reaguar për herë të parë disa orë pas shkarkimit nga presidenti Donald Trump nga pozicioni i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë.
Në një postim në rrjetet sociale, Zacharia iu referua Trump, duke e përshkruar atë si një “njeri të mrekullueshëm, bujar dhe punëtor”, ndërsa theksoi se ishte një nder të kishte punuar pranë tij.
Ajo gjithashtu shtoi se Trump e ka bërë Amerikën të madhe sërish dhe do të vazhdojë ta bëjë.
“Presidenti Trump është një njeri i sjellshëm, i mrekullueshëm, bujar, i dashur, entuziast dhe punëtor. Do të doja që më shumë amerikanë ta vlerësonin atë”, shkroi ajo.
“Askush nuk do ta bëjë kurrë Amerikën aq të madhe sa e ka bërë ai dhe vazhdon ta bëjë. Ishte një nder të punoja për të”, shtoi ajo.
President Trump is a kind, wonderful, gracious, thoughtful, enthusiastic, and hardworking man. I wish more Americans appreciated him. No one will ever make America great the way he has and continues to.It was an honor to work for him. https://t.co/Tp4NizrhE2
— Katie Zacharia (@KatieZacharia) October 17, 2026
Postimi i saj erdhi vetëm disa orë pas përfundimit të një mandati të shkurtër, i cili u shënua nga kritika të ashpra për praninë e saj në sallën e informimit në Shtëpinë e Bardhë, si dhe pyetje në lidhje me kualifikimet e saj profesionale.
Zacharia u zgjodh nga Trump më 9 tetor për të pasuar Caroline Levitt, duke marrë detyrën më 12 tetor.
Megjithatë, informimi i saj i parë me gazetarët, të nesërmen, zgjati vetëm 14 minuta dhe shkaktoi reagime në lidhje me mënyrën se si i trajtoi pyetjet.
Të rejat Lexo më shumë
Shiti gjithçka dhe udhëtoi 1.900 kilometra për dashurinë, por zbuloi se ishte krijuar me AI
MPB: Ligji i ri për armët nga janari i vitit 2027, maksimumi 10 armë me leje për person
Kosova rrezikon të humbasë një pjesë të 882 milionë eurove të BE-së, kërkesa për disbursim ende në vlerësim